
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur sa i përket takimit të Ramës në Athinë më 12 maj me emigrantët shqiptarë. Mes zërave se ky takim i kryeministrit është “sfidë” ndaj kryeministri grek Mitsotakis për kandidimin e Belerit si eurodeputet, Braçe tha se nuk ka nota politike për Belerin.
Ai ironizoi dukë thënë se Beleri ka mbaruar. Braçe theksoi se vetoja e Greqisë do të thyhet sa herë që do të jetë e padrejtë e për nevoja politike.
“Rama bën shumë mirë që takon shqiptarët jashtë Shqipërisë. Thelbi i takimi të Ramës në Greqi nuk është Beleri por mesazhi për shqiptarët atje, Kthehuni! Më mirë këtu në shtëpinë e tyre e nuk kanë shpenzime sesa atje matanë. Ky turi është i rëndësishëm për të treguar Shqipërinë e re. Shqipëria që nderohet nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria ekonomike ka nevojë për ata njerëz. Sa të marrim njerëz nga vendet aziatike... thirrja në fillim duhet të shkojë për shqiptarët. Këtu mund ta gjejnë veten më mirë... Nota politike për Belerin? Lëreni mo ai ka mbaruar. Vetoja (e Greqisë) do thyhet çdo herë që do të jetë e padrejtë e për nevoja politike", tha ai për Report Tv.
Lini një Përgjigje