
Teksa ekspertët kanë kërkuar kohë për të dalë me një raport për planin e hetimit, kjo gjë nuk është pranuar nga kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji.
Ai u shpreh se nuk shkojnë në komision për t’u tallur dhe për të bërë ‘sikur’.
“Nuk jemi këtu për t’u tallur as për të bërë sikur. Ta shtyjmë siç e kanë shtyrë këta? E patë shkresat e policisë që e shtynë 1 vit. Këtu jemi para një supozimi se ka ndërhyrje në të dhëna sensitive. Vijmë këtu çdo herë me kërkesë për shtyrje. S’ka sens fare kjo gjë! Do të thirren dëshmitarë të gjithë personat e përfshirë”, tha Salianji në Komisionin Hetimor.
Po ashtu, Salianji ka debatuar edhe me Toni Gogun, i cili ka kërkuar të marrë fjalën, por nuk i është dhënë.
(Gogu kërkon fjalën)
Salianji: Mos e merr fjalën pa e kërkuar se e ka kërkuar tjetri. Lerë atë, hiqe dorën, mos i fusni duart sic i fusni në buxhet se është ves. Ka radhë. Do lexoni planin që keni propozuar ju, do lexojmë planin nga ekspertet e tjerë, ose merrni mos dakordësitë, ju japim 15 minuta kohë dhe të marrim vendim ne, se ju mund të mos bini dakord për 100 vjet ne nuk do ta mbajmë peng komisionin dhe publikun për këtë arsye. E di unë ku e ka merakun PS, por ne nuk jemi këtu për t'u tallur.
Lini një Përgjigje