TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2024, 11:55

Debate në Komisionin Hetimor të TIMS, Gogu-Salianjit: Duhet të lejohen ekspertët të flasin!

Shkruar nga Pamfleti

Debate në Komisionin Hetimor të TIMS, Gogu-Salianjit: Duhet të
Në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari Toni Gogu, deklaroi se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin.

Ai duke iu kthyer Salianjit, tha se sot është dita e ekspertëve.

“Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s’kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t’i kthehemi normalitetit dhe t’i shmangim komentet pezhorative të tipit që “sot nuk është dita e teorisë”, deklaroi Gogu.

toni gogu

Lini një Përgjigje