
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar mbledhjen e djeshme të kryeministrit Edi Rama me deputetët dhe ministrat.
Kullur ka reaguar gjithashtu edhe mbi deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama, ku i shtriu opozitës dorën e bashkëpunimit për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
Ai tha se kryeministri i trajton si ‘mish i huaj’ të gjithë anëtarët e partisë së tij, saktësisht zyrtarët, të cilët kanë probleme me drejtësinë.
"Fjalimet e gjata tregojnë situatën e rëndë në PS, parti që vepron si ‘one man show’. Kjo reflektohet edhe në qeverisje. Të gjitha investimet politike të tij, trajtohen si ‘mish i huaj’ kur kanë problem me drejtësinë. Kjo është për të ardhur keq.Si mundet të mos ketë faj Ali Baba se çfarë bëjnë 40 hajdutët?”, u shpreh Kulluri.
Lini një Përgjigje