
Teksa Gazmend Bardhi u tërhoq nga akuzat ndaj Olsi Ramës për çështjen e “Xibrakës” dhe pas lënies jashtë komisionit hetimor për shëndetësinë, i hemodializës, opozita i ka bërë nderin e radhës kryeministrit Rama në Komisionin për sistemin TIMS!
Në mbledhjen e Komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, u miratua me shumicë votash plani i hetimit i propozuar nga ekspertja e Partisë Socialiste, Vjosa Bodo.
Komisioni rezervon të drejtën që të thërrasë edhe dëshmitarë të tjerë, sipas nevojës gjatë punës së komisionit. Në planin e miratuar, kryeministri Edi Rama nuk është parashikuar në listën e dëshmitarëve ashtu siç ka kërkuar më herët opozita. Gjithashtu nga lista është përjashtuar dhe personi kryesor i kësaj ngjarje, ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili emëroi dhe ish-drejtorin e TIMS Ervin Muça i cili akuzohet se vodhi të dhënat.
Pavarësisht përplasjeve dhe zhurmës që bëjnë nëpër media dhe Komisione Hetimore, tani më duket qartë se të dyja palët janë bashkë dhe po ndihmojnë njëra-tjetrën, me veprimet apo mos veprimet e tyre.
Lini një Përgjigje