TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 07:57

Goditjet nga SPAK, Tabaku: Qeveria është e shqetësuar, ministrat kalojnë më shumë kohë në SPAK se në zyra

Shkruar nga Pamfleti
Goditjet nga SPAK, Tabaku: Qeveria është e shqetësuar, ministrat
Jorida Tabaku dhe Edi Rama

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherësh depuetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se SPAK, pavarësisht problematikave që mund të ketë është një nga institucionet më të besuara.

Goditja në radhët e larta të Partisë Socialiste, sipas saj ka shqetësuar qeverinë.

'Unë lexoj sondazhe dhe shoh që është një nga institucionet më të besuara, me gjithë problematikat që ka në Shqipërinë ku ne jetojmë. Shoh qeverinë që është e shqetësuar, shoh që sot nuk kemi asnjë nga ata ministra që nisën punë në 2013, shoh minsitra që shpenzojnë më shumë kohë në SPAK se në zyrat e tyre. Jam e sigurt që e shqetësojnë qeverinë, jam e sigurt që e shqetësojnë me njollën që i kanë vënë, Erion Veliajt, ish-zëvendëskryeministrit, të paktën 8 ministrave, 6 kryetarëve të bashkisë. Sigurisht që jam e sigurt, që kjo njollë megjithëse proceset ligjore mund të përfundojnë, atë përgjegjësinë morale dhe etike s’ka për ta hequr kurrë.', tha Tabaku.

spak tabaku rama

Lini një Përgjigje