TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2024, 07:55

100 të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia penale, Manja jep sot ‘llogari’ në Kuvend: S’ka asgjë urgjente!

Shkruar nga Pamfleti
100 të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia penale, Manja jep
Ulsi Manja në Kuvend

Seanca e sotme plenare pritet të sjellë debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pasi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të japë ‘llogari’ për amnistinë penale.

Me kërkesën e Partisë Demokratike sot do të zhvillohet interpelanca me ministrin Manja, i cili do t’i përgjigjet pyetjeve të PD-së.

Lulzim Basha akuzon mazhorancën se ka bërë pazare me Rithemelimin për të lituar zyrtarë të korruptuar që janë dënuar nga GJKKO. Sipas PD-së kjo ishte një goditje për Reformën në Drejtësi.

Nga ana tjetër, ministri dhe Rithemelimi thonë se nuk është e vërtetë që kanë përfituar zyrtarë të korruptuar. Vetë Manja ndau dje një foto teksa përgatitej për amnistinë, ndërsa krahas saj shkroi se s’ka asgjë urgjente.

Edhe Bardhi në një konferencë me gazetarët një ditë më parë përsërit qëndrimin e tij se asnjë zyrtar i lartë i korruptuar nuk është përfitues nga amnistia.

“Asnjë zyrtar i larë i dënuar për korrupsion nuk përfiton nga Amnistia. Për ata që vazhdojnë të prodhojnë gënjeshtra na u tha që do lirohen një tufë të dënuar për korrupsion, do shqyheshin dyert e burgut, se do lirohen sekretarë të përgjithshëm dhe gjyqtarë e prokurorë për korrupsion.

Amnistia u zbatua dhe nuk ndodhi asnjë prej këtyre rasteve që u tha nga ata që politikën e bazojnë tek gënjeshtra. Nëse ju dini dikë që është dënuar nga GJKKO dhe është liruar, ta sjellin këtu dhe ta tregojnë me emër mbiemër. Amnistia ka funksionuar sipas ligjit. Është gënjeshtër, është e pavërtetë dhe hajde merremi se s’kemi me ça merremi. Gjetën diçka dhe po merren”, deklaroi Bardhi.

 

100 të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia penale, Manja jep

Lini një Përgjigje