
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur lidhur me drejtësinë në Shqipëri. Ai ka theksuar se drejtësia është e mafies me tre mbiemra, e Dumanëve, mercenarëve dhe Arben Rakipëve me shokë falsifikatorë.
Berisha e cilësoi Ramën si turpin e Shqipërisë, Europës dhe NATO-s, duke theksuar se është simnol i korrupsionit.
"Për çfarë shkon ti atje? Për Shqipërinë, Kolumbi e Europës? Veprën tënde mkë të zezë, shpopullimin e saj? Për çfarë shkon ti atje? Për kombin që le pa drejtësi? Për kombin që u mohove drejtësinë? Sot, drejtësia është drejtësia e mafies me tre mbiemra. E Dumanëve mercenarë. E Arben Rakipëve me shokë, falsifikatorë monstruozë. Sot, për një çështje, shqiptarët duhet të presin 15 vite dhe për ta ofruar qoftë edhe 3 vjet, duhet të paguajnë qimet e kokës ryshfet.
Edi Rama, ti dëgjon lakejtë e tu, të cilët mëkohen me paratë tua të krimit, por të them sot ty, sot në Europë je njeriu më famëzi. Na thuaj pak o simbol i korrupsionit, ikonë e zezë e tij, cili kryeministër ka rekrutuar me korrupsion, zyrtarët të nivelit McGonigal? Apo ambasadorë, diplomatë dhe zyrtarë të tjerë? Edi Rama, je turpi i Shqipërisë. Je turpi i Europës. Je turpi i NATO-s. Turpi i vendeve të lira”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje