TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2024, 18:07

“Në fokus kam të ndihmoj vendin drejt integrimit në BE”, Begaj: Do të zbatoj Kushtetutën dhe do të mbështes çdo reformë

Shkruar nga Pamfleti

“Në fokus kam të ndihmoj vendin drejt integrimit në

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka folur lidhur me punën e tij në zyrën e Kreut të Shtetit, teksa kanë kaluar rreth dy vite nga marrja e detyrës.

Begaj u shpreh se në rolin e Presidentit ai do të vijojë të zbatojë Kushtetutën “me përgjegjshmëri të plotë duke mbrojtur atë që është shkruar në kushtetutë në gërmë dhe në frymë”.

Ai theksoi se në fokus do të ketë të ndihmojë vendin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke mbështetur çdo reformë që lidhet me këtë proces.

“Mendoj se vlerësimin e punës së presidentit duhet ta bëjnë qytetarët, media. Unë si president do të vazhdoj të zbatoj kushtetutën me përgjegjshmëri të plotë duke mbrojtur atë që është shkruar në kushtetutë në gërmë dhe në frymë.

Fokusi im do të jetë ajo që kam bërë deri tani, të zbatoj kushtetutën, të fokusohem dhe të ndihmoj në atë që është ëndrra për çdo shqiptare, integrimi në BE. Do mbështes çdo reformë që lidhet me këtë proces, do mbështes reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, do mbështes moshën e tretë, edukimin, të rinjtë, kjo është fryma që do përçoj në mandatin tim”, tha Begaj për News24.

Lini një Përgjigje