TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2024, 15:56

Meta drejt prangave/ SPAK hetime deri te palmat që dërgoi me helikopter në Lalëz, dosje voluminoze me përgjime (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Meta drejt prangave/ SPAK hetime deri te palmat që dërgoi me
Vila e Metës në Lalës

Një herë e një kohë Monika dhe Meta mburreshin që kishin banjo dhe për macen, teksa në një intervistë (e zhdukur nga çdo faqe interneti) shpreheshin se palmat që kishin te vila e tyre kishin ardhur me helikopter...

Ilir Meta duket se po shkon drejt prangave. Herën e kaluar arresti ishte gati, por Likja duket se i ‘trembi’ prokurorët me sulmet dhe kërcënimet e tij. Mirëpo makthi është rikthyer dhe këtë herë duket se nuk do ta ketë të lehtë, pasi SPAK ka kryer hetime jashtëzakonisht voluminoze.

Kjo u pranua nga vetë Ilir Meta, i cili doli në një konferencë shtypi pas 3 orësh marrje në pyetje nga SPAK. Me ose pa vetëdije, ai zbuloi se SPAK ka kryer hetime deri te palmat te Gjiri i Lalëzit. Një herë e një kohë Monika dhe Meta mburreshin që kishin banjo dhe për macen, teksa në një intervistë (e zhdukur nga çdo faqe interneti) shpreheshin se palmat që kishin te vila e tyre kishin ardhur me helikopter. Në kuadër të përgjimeve që ka kryer SPAK, ka zbuluar dhe këtë aferë. Madje dhe vetë Meta e ka pranuar përdorimin e helikopterit. Ndërsa 'Pamfleti" po pasyron ato pak pamje që kanë mbetur nga intervista e famshme. 

Qëndrimi im është shumë i qartë. Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Alberto Rancinin. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit ‘Palma’. Alberto i Luleve i thashë, shkoni more shikojeni tamam. Si mund t'i thuash Ilri Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit, që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik dhe nuk ka marrë leje. Shkojnë në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se me makina nuk shkon. Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund t'i thuash Metës a e njeh Helenën që ka qenë punonjëse financash te LSI. Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006. Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thashë shkoni pyesni atë. Ke takuar t'i Palmerin. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës”, tha Meta. Ndërsa më poshtë mund të shihni inaugurimin e kompleksit për të cilin flet Meta, në atë kohë kryeministër. 

Një tjetër element që pranoi Ilir Meta është se SPAK ka zbërthyer të gjitha transaksionet bankare. Ai deklaroi se e kanë pyetur për një tërheqje që ka bërë Monika Kryemadhi në bankë me vlerë 20 mijë euro në vitin 2008. Po ashtu pranoi se ka shumë përgjime edhe në kuadër të telefonit që i është zbërthyer Kryemadhit.

"Në datën kaq në vitin 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro. E mbaj mend unë? Ajo ka bërë veprime se ka patur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë veprimet e saj. Nuk jam marrë me çështje pronash, financash. Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim. Merren me histori, më pyesin mua a diskutuar ti me Monikën në shtëpi? Këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire, unë merrem me politikë", tha ai. 

Kjo është hera e dytë që Meta shkon në SPAK, ndërsa dje ishte Kryemadhi. Sinjalet janë se pa kësaj marrje në pyetje do të kemi mbyllje të hetimeve dhe Meta të merret i pandehur. Kjo duket se nxori sërish nga binarët kreun e PL, i cili tentoi t’ia hedhë fajin gruas. /Pamfleti

Lini një Përgjigje