
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për gazetarët, pas paraqitjes së tij në SPAK.
Ai ka sulmuar sërish kreun e SPAK Altin Dumani teksa tha se po vepron në llogari të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Meta tha gjithashtu se nuk ka besim te Dumani dhe SPAK.
Ai ka treguar gjithashtu arsyen se pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme.
Kreu i PL shprehet se u thirr në SPAK për denoncimet e krimeve zgjedhore në vitin 2021, për të gjitha ligjet që Rama i ka bërë me porosi.
Meta tha gjithashtu se u thirr edhe për denoncimet e aferës së inceneratorëve në muajin shkurt të vitit 2021, por sipas tij SPAK nuk lëvizi para zgjedhjeve.
“Unë jam thirrur në cilësinë e denoncues kryesor të ramaformës shkatërrimi i reformës në drejtësi. Pas u firmos me 140 deputetë vazhduan lojën ata. Zgjodhën Arta Markun me 68, ajo bëri emërimet sipas qejfit të saj, KLP sipas qejfit. KLP zgjodhi SPAK, sipas qejfit. Dhe tani jemi vendi më i korruptuar në Evropë. SPAK kontrollohet totalisht nga Edi Rama dhe strukturisht nga Ëngjëll Agaçi. Unë si denoncues i betimit të gjykatëses te Lana. Edhe për rritjen e rrogave i drejtohet qeverisë, të paktën ti drejtohet Kuvendit. Kemi Gjykatë Kushtetuese që ka dhënë 99% të vendimeve pro qeverisë dhe kundër shqiptarëve. Jam thirrur si denoncues i planeve të ndarjes së Kosovës.
Jam thirrur si denoncues i aferës së detit që ka përgjegjësi kryesor Edi Ramën. Një ditë para se të lija detyrën i kam dërguar një letër çdo deputeti që të marrin përgjegjësi për një çështje madhore. Që nuk është një çështje e lehtë. Jam thirrur sepse kam denoncuar në SPAK krimet zgjedhore në vitin 2021 dhe SPAK nuk ka lëvizur gishtin. Ishte detyrë e SPAK të ndiqte denoncimin për njerëzit e pushtetit dhe SPAK ia kaloi Prokurorisë së Elbasanit. Ka çuar në SPAK gjithë ato ligje që Rama i ka bërë me porosi. Jam thirrur se kam çuar në SPAK një nga aktet më të rëndë që ishte falsifikimi nga ana e Kuvendit i firmës së ish-kuvendit Gramoz Ruçi në procesin farsë ndaj presidentit Meta. Jam thirrur për shkak të denoncimeve të aferës së inceneratorëve në muajin shkurt të vitit 2021, por SPAK nuk lëvizi para zgjedhjeve. Këto janë cilësitë pse jam thirrur, ngaqë jam kryetari i Partisë së Lirisë dhe kurrë nuk do lejoj ekzekutimin e pluralizmit por që Shqipëria të lëngojë nga ky narkoshtet.
Unë nuk kam pasur asnjëherë besim te SPAK. U krijua në mënyrë të paligjshme. Kemi qenë të detyruar të mbështesim SPAK dhe këdo dhe nuk ka arritje të SPAK. SPAK vetëm ka qëmtuar denoncimet që ka bërë opozita. SPAK për të dhënat e qytetarëve shqiptar dhe që u morën në mënyrë mafioze nga qeveria hapi çështje nga gazetarëve. U detyruan institucionet ndërkombëtare për të hetuar kolegët tuaj. Nuk ndaloj askënd të ketë besim te SPAK dhe të bjer në dashuri me SPAK. SPAK është aleati më i verbër i Edi Ramës, përdoret për të mbajtur nën presion mediat, opozitën. Kush e rrëmbeu Elton Qynon? Unë e rrëmbeva? Gjithçka është bërë me selektivitet të plotë. Si mund të miratohen për dy orë 17 vendime që duan 6 muaj shqyrtime? Si mund të veproj SPAK në mënyrë të paanshme?”, tha Meta gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje