
Tani sfida është për opozitën. Pavarësisht se emrat e tyre u miratuan, do të shihet nëse deputetët do të shkojnë apo jo...
Partia Socialiste me në krye Edi Ramën ka vendosur të sfidojë hapur amerikanët dhe Bashkimin Europian. Ndonëse pati një ultimatum të prerë prej tyre se nuk duhet të ketë asnjë lëvizje të njëanshme sa i takon komisionit antikorrupsion, PS nuk bën asnjë hap pas.
Sipas burimeve, nesër do të bëhet konstituimi i komisionit “Xhafaj”, i cili duket se synon të zhbëjë reformën në drejtësi. Mësohet se e pranishme do të jetë edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Komisioni do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, ndërsa anëtarë janë: Klotida Bushka anëtare (PS); Eduard Shalsi anëtar (PS); Etilda Gjonaj anëtare (PS); Evis Kushi anëtare (PS); Toni Gogu anëtar (PS); Jorida Tabaku anëtare (PD); Dhurata Tyli anëtare (PD); Sorina Koti anëtare (PD); Flutura Açka anëtare (PD). Ndërkohë i është lënë një vend bosh PD-së, duke qenë se Tabaku drejton Komisionin e Çështjeve Evropiane dhe Këshillin Kombëtar të Integrimit. Pra, këta janë deputetët që pritet të hedhin në erë reformën.
Tani sfida është për opozitën. Pavarësisht se emrat e tyre u miratuan, do të shihet nëse deputetët do të shkojnë apo jo. Sinjalet janë se pazari Rama-Berisha është mbyllur. Nën rrogos flitet se do të ketë edhe takime të fsheta PD-PS.
Mbledhja nga ana tjetër është një sfidë ndaj SHBA dhe BE. Ambasada Amerikane dhe ajo e BE dolën pak ditë më parë me një reagim, duke treguar se ata e kanë kuptuar se në fakt kemi të bëjmë me një pazar të pistë mes Edi Ramës dhe “non gratës” Sali. Sipas tyre, nuk duhet të veprohet në mënyrë të njëanshme dhe nuk duhet të preket drejtësia.
“Besojmë se procesi i propozuar kërkon një diskutim të bashkërenduar, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët, çka është kyç për suksesin e punës se komisionit të posaçëm”, shprehej ambasada amerikane. Por Rama vijon me këmbënguljen e tij, duke treguar qartë se fshihet diçka tjetër. Nxitimi i tij tregon frikën e SPAK dhe po tenton me të gjitha mënyrat të ndalë atë që po vjen.
Lini një Përgjigje