
Komisioni Hetimor për Koncesionet dhe Check-Up është shoqëruar me debate të ashpra këtë të enjte.
Një debat me tone të ngritura ka qenë ai mes kryetares së komisionit hetimor të “Shëndetësisë” Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Ndreca ka “akuzuar” Vokshin se është në komision për të marrë aksione politike dhe jo për të organizuar punën e për të dëgjuar dëshmitarët.
Ndërkohë, Vokshi i është drejtuar socialistit duke i thënë të mos i ngrejë zërin dhe të mos i bërtasë.
Pjesë nga debati:
Ekonomi: Unë nuk kam firmosur kontrata, nuk është e njëjta gjë nuk kam qenë në procesin e zgjedhjes
Vokshi: S’ ka lidhje kjo, keni qenë drejtuese
Ndreca: Mos i bëhet gjyqi anëtares
Vokshi: S’ka lidhje. Ka qenë drejtuese. Nuk po i bëhet gjyq, mos e ngri zërin sepse Milva Ekonomi mbrohet vetë. Mos ndërhy
Ndreca: Ndërhyj sepse po e tejkalon atë që e ke detyrim. Po e kthen në gjyq.
Vokshi: Uleni zërin, kujt i bërtisni
Koçi: Vazhdo aty
Vokshi: E para me etikë zoti Koçi, sepse nuk i drejtohesh dot kryetares së komisionit dhe asnjë komisioni në këtë mënyrë. Përderisa është hapur një çështje për procedurë, do të ezaurohet.
Lini një Përgjigje