Në hyrje të portës së SPAK, Meta sulmoi drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në SPAK për dosjen e hetimit pasuror. Meta ka arritur te Prokuroria e Posaçme rreth orës 10:15.
Kreu i PL u shpreh se po shkonte të takohej me kreun e Prokurorisë së Posaçme, por pa treguar çështjen për të cilën është thirrur për t’u marrë në pyetje.
Ai tha për gazetarët se po shkon të takojë Dum Dumanin, duke iu referuar kreut të SPAK, për të cilin tha se nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës.
“Po shkoj të takoj Dum Dumanin. A e njeh Dum Dumanin, është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal, që nuk guxon të përdorë emrin e Edi Ramës.", tha Meta.
Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi. Hetimi pasuror ndaj Kryemadhit ka nisur rreth një vit me parë, që u pasua edhe me kontrolle ne banesën e nënës së saj ku u sekuestruan edhe disa celularë. Në SPAK janë pyetur rrethi i ngushtë shoqëror dhe familjarë të ngushtë, përfshirë edhe nënën e Kryemadhit të cilën SPAK e mori në pyetje për 5 orë 2 muaj më parë.
Çifti Meta-Kryemadhi janë në hetim pasuror, si edhe në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.
Lini një Përgjigje