TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2024, 21:34

Apeli i dha vulën Berishës, Salianji: Vendim i drejtë, i takonte prej kohësh!

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i dha vulën Berishës, Salianji: Vendim i drejtë, i takonte

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e partisë Sali Berishës.

I pyetur për këtë vendim në “Të Pashoq!”, Salianji tha se kjo është një e drejtë që i takonte prej kohësh Partisë Demokratike.

-Çfarë mendoni ju për vendimin e Apelit për vulën e Partisë Demokratike?

Nuk të certefikon vula. Vendimi që u mor nuk është problemi por është flamuri dhe simbolet, institucionet, buxheti, pra të gjithë legjitimitetit që buron nga vota e qytetarëve. Demokratët kanë vendosur që Berisha të jetë kryetari i PD-së ndërsa dje Gjykata e Apelit vendosi me vonesë që të japë një të drejtë që i takon.

-A u gëzuat për këtë vendim?

Nuk mund të them që nuk kishte gëzim pasi është një lloj lehtësimi qoftë edhe në komunikimin në publik. Sot është e qartë që Partia Demokratike ka institucionin e saj, drejtuesin e saj, detyrimin për të bërë gjithçka për të mundur qeverinë.

Nga kryetari i certefikuar dhe të tjerët duhet të bëjnë gjithçka për të rrëzuar Edi Ramën në këto muaj që kanë ngelur.

-Sapo Apeli dha vendimin për rikthimin e vulës te Berisha, shumë prej radhëve tuaja nisën një lloj kërcënimi ndaj Bashës. Vazhdoni luftën brenda llojit?

Në qëndrimin tim ne duhet t’i shtrimë dorën çdo demokrati, do ta propozoj që PD duhet të rikompozojë dhe të gjejë format për strukturat drejtuese që të përfshijë të gjithë demokratët të cilët për shkak të përplasjes së brendshme kanë mbetur jashtë strukturave të PD-së por ndërkohë kanë kontribuar në këto vite opozitë dhe kanë peshë elektorale të mjaftueshme në terren. Të gjithë deputetët janë deputetë të PD-së.

-A kishit informacion paraprak për vendimin e Apelit mbi vulën?

Jo, madje në momentin që është dhënë vendimi kam qenë në Komisionin Hetimor. Ky vendim tregoi që ai që ka shumicën, ka edhe drejtimin. Pra, nuk mund të jetë e kundërta.

-Pas vendimit për vulën, me kërshiri pritej në reagim nga Basha dhe ky i fundit pasi njoftoi mbledhjen e strukturave të tij deklaroi se e njeh këtë vendim dhe do të vazhdojë betejën. Çfarë do të ndodhë?

Unë mendoj që nëse ka qëndrime të ndryshme, shumica dhe pakicat në politikë nuk janë të përjetshme. Unë mendoj që duke luftuar brenda strukturave të Partisë Demokratike, mund të vijë dita që gjithsecili të arrijë të jetë shumicë te idetë e veta.

Sot, fakt është që Basha nuk mund të jetë dot kryetar i vetëshpallur i opozitës. Ka të drejtën e vetë që nëse do të rrijë në Partinë Demokratike, të krijojë partinë e vetë.

Lini një Përgjigje