TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2024, 21:21

Salianji i hap derën Bashës: Të gjithë të bëhemi bashkë, çdo betejë idesh ta zhvillojmë brenda PD

Shkruar nga Pamfleti

Salianji i hap derën Bashës: Të gjithë të bëhemi

Ervin Salianji duket se i ka hapur derën e PD-së Lulzim Bashës. I ftuar në “Të pashoq”, ai tha se pas vendimit të Apelit nuk duhet të ketë më konflikt dhe ndasi. Sipas tij, të gjithë deputetët që kanë dalë në lista e PD sot janë demokratët.

-Zoti Berisha e ka bërë të qartë se përveç Bashës dhe Alibeajt të tjerët janë të mirëpritur. Këta të dy janë non grata të përjetshëm?

Unë mendoj se tanimë të gjithë deputetët janë deputetë të PD. Në këtë sens konflikti është shuar.

-Berisha nuk mendon kështu.

A më peyt mua. Unë nuk mendoj si kryeri. Nëse deputetët duan të jenë në opozitë, janë demokratë. Privilegje pa ju nënshtruar garës nuk mund të ketë askush. Të gjithë duhet të jenë brenda PD dhe betejën, nëse kënë betejë idesh, ta bëjnë aty. PD nuk është repart ushtarak.

 

Lini një Përgjigje