TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2024, 20:47

Garda e vjetër i bashkohet festës së PS/ Dokle flet për mandat të katërt, Ruçi me mesazh të koduar: Nuk duhet të na kapë euforia

Shkruar nga Pamfleti

Garda e vjetër i bashkohet festës së PS/ Dokle flet për

Partia Socialiste feston sot 33-vjetorin e themelimit dhe në oborrin e selisë u mbajt një festë e vogël. Aty u panë dhe figura të vjetra si Namik Dokle, Arta Dde, Valentina Leskaj apo Gramoz Ruçi. Dade dhe Dokle ikën të qejfmbetur, por sot nuk i kursyen lajkat.

Po festojmë 33-vjetorin duke qene në mandatin e tretë qeverisës dhe duke u përgatitur për mandatin e katërt. Kështu që këta socialist besoj do fitojnë përsëri sepse janë të impenjuar për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e njerëzve. Natyrisht ka shumë gjëra për të bërë më mirë. ADN e PS është që të përmirësojë vetveten në mënyrë të vazhdueshme, për të përmirësuar punët për Shqipërinë”, tha Dokle.

Ndërsa Gramoz Ruçi, tha në një prononcim se sot në këtë përvjetor, partia është më e shtuar në numër. Ai tha se partia është në rrugën e duhur dhe se duhet të ecë përpara pa kaluar në eufori.

Sot në 33 vjetorin, PS është 33 përqind më e shtuar në pikëpamjen numerike jo krahasuar me ’91 po para tre viteve më parë që unë jam larguar nga strukturat. Kur sot ata që nuk kishin lindur në ’91 janë ose në drejtim të organizatave socialiste, ose anëtarë të asamblesë kombëtare dhe kongresi, ose deputetë ose ministra dhe në administratën e qeverisjes së PS.

Gjë pozitive. Kur e shikon në aspektin gjinor, nëse në ’91 ishin dy tre zonja që morën pjesë, sot janë 50 përqind e kryetareve të organizatave të PS. Themi se janë në rrugën e duhur. Duhet të ecim pa kaluar në eufori. Pa i marrë gjërat me pesimizëm por me realizëm duke iu përshtatur kërkesave në rritje që ka koha”, tha Ruçi.

Garda e vjetër i bashkohet festës së PS/ Dokle flet për

Ndërsa Arta Dade thekson se PS udhëheqëse e Shqipërisë në mjaft sfida ndërkombëtare.

"Është një ngjarje  e shënuar. Uroj që PS të mbetet e solidaritet dhe e vlerave mbi të cilat u krijua. I uroj socialistët dhe simpatizantët urime, partitë politike janë vlere kombëtare. PS ka prani edhe në diasporë, të kemi vetëm festa në të mirë të Shqipërisë për ta integruar në BE. Shqipëria ka rritur prestigjin ndërkombëtar. Është kontributore në mjaft sfida ndërkombëtare. Ashtu sikurse kanë aspiruar shqiptarët për vendin e tyre që së shpejti do integrohen në BE", tha ajo.  

Ish-deputetja Valentina Leskaj tha se PS dhe Rama po mbajnë premtimet për të cilat morën mandatin e tretë.

"E gjen PS një parti të fortë të organizuar me një punë të jashtëzakonshme. Është  një nga gjërat më të mira që po bën PS. Strukturimi nuk është një gjë që ka të bëjë me PS. Është forca qeverisë dhe forca në pushtet dhe kjo shërben për hallet e njerëzve por pse jo përgatitjet për mandatin e ardhshëm. Siç e shikoni pjesëmarrja këtu është shumë e madhe, e gjithë puna e PS i shërben vendit.

E kam si parim nuk jap këshilla as kritika, njeriu mund të ketë kritika. Zoti Rama është në rrugë të mbarë për të bërë ato që ka premtuar kur mori mandatin e tretë. Rritjen  e PS, bërjen më të mirë të punës, përmirësimit të vetvetes. Gjithmonë më shumë dhe më mirë për Shqipërinë", tha Leskaj.

Lini një Përgjigje