TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2024, 20:39

Berisha thirrje grupit të Bashës: Bashkohuni me ne, të rrëzojmë regjimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thirrje grupit të Bashës: Bashkohuni me ne, të

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë një tjetër thirrje grupit të Bashës, të bashkohen me Rithemelimin. 

Berisha shprehet se deputetët demokratë e kanë vendin tek elektorati i PD-së dhe se janë të mirëpritur të bëhen pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

“Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD. Jeni të mirëpritur!”, tha Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

“Sekti që shndërroi Shqipërinë në narko-shtet, feston, sot, 33-vjetorin e ditës së ndërrimit të emrit

Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë.

Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD.

Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën.

Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur.

Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD.

Beteja e madhe është përpara.

Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin.

T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij.

Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura.

I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë!”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje