
Socialistët festojnë sot 33-vjetorine krijimit të partisë së tyre. Sot pasdite në ambientet para selisë së PS u organizuan një ceremoni festive. Në festë u panë deputetë, ministra, e figura të PS, teksa një fjalë rasti u mbajt nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi.
Vetë kryeministri Rama preferoi të mos mbajë fjalim. Ai u mjaftua vetëm: “Rroftë Partia Socialiste”. Nga veteranët u panë Gramoz Ruçi dhe Arta Dade, teksa ceremoni nisi me një minutë heshtje në nderim të socialistit Qzim Sejdini. Ish-kryebashkiaku i Elbasanit humbi jetën këtë të mërkurë.
Shumë të rinj e të reja shfrytëzuan këtë festë për të relizuar një selfie me Ramën.
Lini një Përgjigje