TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2024, 16:47

Ramës i dështon sërish plani për të rritur pagat e anëtarëve të Kushtetueses, shtyhet miratimi i ligjit

Shkruar nga Pamfleti

Ramës i dështon sërish plani për të rritur pagat e

Dështon sërish plani i mazhorancës për të rritur pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sot Kuvendi u mblodh në seancë plenare dhe befas në rend dite ishte futur ligji për Kushtetuesen, i cili synon që anëtarët e saj ta kenë pagën mbi 6.5 mln lekë.

Ligji ka një vit në sirtarët e Kuvendit sepse kërkon 84 vota. Ende nuk dihet se pse u fut në rend dite ky ligj, por sërish nuk u miratua. Bledar Çuçi kërkoi të hiqet nga votimi pasi nuk plotësohet numri prej 84 votash.

Ndërkohë lidhur me këtë ligj pati ndarje dhe brenda PS.  Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Fatmir Xhafaj e cilëson si absurditet shtesën mbi pagë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të parashikuar në projekt-ligj.

Ai shprehet se argumentet nuk janë bindëse dhe e bëjnë të cenueshme këtë vendimmarrje.

Mbështetja financiare për sistemin e drejtësisë, përfshirë dhe rritjen e ndjeshme të pagave ishte një ndër qëllimet e shpallura të Reformës në Drejtësi dhe padyshim një ndër arritjet të Reformës. Kjo mazhorancë, kjo qeveri ka bërë një përmbysje epokale në këtë aspekt. Sot pagat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve janë ndjeshëm të pakrahasueshme me vite përpara Reformës, të krahasueshme në nivel rajonal dhe normalisht ende larg mesatares europiane. Gjithçka nga taksat e qytetarëve të këtij vendi. Ata kanë pranuar që një pjesë e taksave të tyre të përdoren për njerëzit e drejtësisë me shpresën që kjo do i shërbej pavarësisë, përgjegjshmërisë, efikasitetit dhe cilësisë në dhënien e drejtësisë.

Nëse do më pyesni mua, mendoj se ja ka vlejtur dhe nga optika e sotme mendoj se nuk ka qenë aspak një lajthitje ajo që kemi bërë me Reformën për mbështetjen buxhetore, përfshirë dhe pagave të larta për sistemin në tërësi dhe SPAK-un në veçanti”, tha Xhafaj.

Edhe deputeti Erion Brace është kundër këtij projektligji por refuzon gjuhën e opozitës të cilën e quan si shantazh.

"Këtë lloj gjuhe, që ne nuk ju rrisim rrogat, se keni një vendim për të marrë, është shantazh i drejtpërdrejtë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Sa për dijeninë tuaj edhe unë jam kundër këtij projektligji, por refuzoj kategorikisht që të përdor gjuhën që ju përdorni", u shpreh Braçe gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje