TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2024, 15:41

Kryemadhi "bukuri natyrale": S’kam bërë operacione, vetëm botoks!

Shkruar nga Pamfleti

Kryemadhi "bukuri natyrale": S’kam bërë operacione,

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK, ndër të tjera i është përgjigjur edhe akuzave për operacione plastike.

Ajo deklaroi se këto akuza nuk janë të vërteta dhe se ajo është thjeshtë një femër e cila kujdeset për veten. Ndërkohë që pranoi se ka bërë Botoks, sipas saj, njëjtë siç bëjnë shumë burra e gra në Shqipëri.

Ua them sërish se nuk ka bërë ndërhyrje estetike, pasi kjo do të thotë të ndryshosh shumë gjëra...! Kam bërë botoks si të gjithë gratë e burrat. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Jam në prokurori për padinë e Veliajt me suflerët e tij! Është paditur mamaja ime, vëllai dhe fëmijët e mi”, tha ajo.

Kujtojmë se Monika Kryemadhit, akuzohet se ka shpenzuar një shumë prej 287 mijë euro, për ndërhyrje estetike në fytyrë, në një klinikë në San Marino. Transkasionet nuk janë deklaruar prej saj në ILDKP, fakt i cili nëse vërtetohet e vesh automatikisht kryetaren e LSI me përgjegjësi penale.

Lini një Përgjigje