TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2024, 16:24

Rritja e pagës për gjyqtarët e Kushtetueses, Braçe dhe Xhafaj kundër: Absurditet! Argumentet nuk janë bindëse

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e pagës për gjyqtarët e Kushtetueses, Braçe dhe

Dy deputetët socialistë Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj janë shprehur kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve të “Kushtetueses”.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Fatmir Xhafaj e cilëson si absurditet shtesën mbi pagë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të parashikuar në projekt-ligj.

Ai shprehet se argumentet nuk janë bindëse dhe e bëjnë të cënueshme këtë vendimmarrje.

“Mbështetja financiare për sistemin e drejtësisë, përfshirë dhe rritjen e ndjeshme të pagave ishte një ndër qëllimet e shpallura të Reformës në Drejtësi dhe padyshim një ndër arritjet të Reformës. Kjo mazhorancë, kjo qeveri ka bërë një përmbysje epokale në këtë aspekt. Sot pagat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve janë ndjeshëm të pakrahasueshme me vite përpara Reformës, të krahasueshme në nivel rajonal dhe normalisht ende larg mesatares europiane. Gjithçka nga taksat e qytetarëve të këtij vendi. Ata kanë pranuar që një pjesë e taksave të tyre të përdoren për njerëzit e drejtësisë me shpresën që kjo do i shërbej pavarësisë, përgjegjshmërisë, efikasitetit dhe cilësisë në dhënien e drejtësisë.

Nëse do më pyesni mua, mendoj se ja ka vlejtur dhe nga optika e sotme mendoj se nuk ka qenë aspak një lajthitje ajo që kemi bërë me Reformën për mbështetjen buxhetore, përfshirë dhe pagave të larta për sistemin në tërësi dhe SPAK-un në veçanti.

Rezultatet e dëshmuara nga Prokuroria e Posaçmes, vendimet e dhëna nga Gjykata e Posaçmes, ritet e punës në Gjykatën e Lartë etj. dëshmojnë se jemi në rrugën e duhur e për më tepër kur sheh shifrat e jashtëzakonshme të sekuestrimeve të këtyre dy viteve të fundit, të cilat edhe nga pikëpamja e vlerave financiare e justifikojnë më së miri këtë mbështetje.

Sot kemi një projektligj që në thelb ka rritjen e pagave të gjyqtarëve kushtetues, paga e të cilëve me këtë projekt, nga 346 mijë e 98 lekë bruto në muaj”, tha Xhafaj.

Edhe deputeti Erion Brace është kundër këtij projektligji por refuzon gjuhën e opozitës të cilën e quan si shantazh.

"Këtë lloj gjuhe, që ne nuk ju rrisim rrogat, se keni një vendim për të marrë, është shantazh i drejtpërdrejtë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Sa për dijeninë tuaj edhe unë jam kundër këtij projektligji, por refuzoj kategorikisht që të përdor gjuhën që ju përdorni", u shpreh Braçe gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje