TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2024, 07:34

PS e Nanos apo e Ramës? Gramoz Ruçi fut në skaner Partinë Socialiste

Shkruar nga Pamfleti
PS e Nanos apo e Ramës? Gramoz Ruçi fut në skaner Partinë
Gramoz Ruçi

Më të arrirë dhe më të rritur e shikon ish-deputeti socialist Gramoz Ruçi Partinë Socialiste në 33-vjetorin e saj. Ai tha se 18 vite qeverisje e kësaj force politike tregon ecurinë pozitive, krahasuar me forcat e tjera politike në vend, por edhe simotrat e saj në Europën Lindore dhe Perëndimore.

I pyetur nëse PS ishte më e mirë para vitit 2005 kur në krye të saj ishte Fatos Nano apo tani, Ruçi thotë se kjo parti është shumë herë më mirë sot, por duhet të marrë gjërat pozitive që ka pasur deri në 2005-ën.

Sipas tij familja politike është sikurse ajo biologjike.

“Unë mendoj që PS është shumë herë më e mirë në shumë plane sot. Ashtu sikurse sot strukturat ekzistuese duhet të marrin gjërat më të mira e pozitive që ka pasur PS deri në 2005 për të vitalizuar forcën politike dhe veprimin elektoral. Ka një gërshetim, familja politike është si familja biologjike”.

Pakënaqësitë dhe ambiciet brenda Partisë Socialiste për ish-kryetarin e Kuvendit janë normale, ndërsa mohon daljen jashtë kontrollit të qeverisjes së Ramës.

“Absolutisht është fare normale dhe unë do të inkurajoja çdo ambicie të çdo socialisti për karrierë. Por nuk mjafton kjo. Nuk duhet ta mendosh si spritierë, por ta mendosh si maratonist. Nuk mendoj që ka dalë ndonjë gjë jashtë kontrollit, përkundrazi në punë e sipër ka edhe gabime e përgjegjësi, sikurse ka dhe rezultate”.

gramoz ruçi rama ps

Lini një Përgjigje