
Argita Malltezi ka komentuar sërish vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës.
Ajo u shpreh se ky vendim ishte i pritshëm dhe i merituar. Sipas Malltezit ky ishte një vendim i drejtë pasi mbron pluralizmin në Shqipëri.
Ajo komentoi gjithashtu edhe për gjendjen e avokatit Mëngjesi.
“Të rejat janë pozitive. Deri tani duket si e konfirmuar pozitiviteti për sa i përket jetës. E kanë zgjuar dhe ka reaguar mirë. Shpresojmë se do të ketë një rikthim të plotë dhe të shpejtë”, u shpreh Malltezi për “Fax News”.
Malltezi theksoi se dhuna ndaj Mëngjesit nuk ishte çështje pronësie.
“Sigurisht që ishte një sulm me prapavijë politike. Kush do të kishte interes përveç Edi Ramës për të dërguar një mesazh publik si ai që ju dërgua Mëngjesit”, shtoi Argita.
Malltezi foli dhe për rastin ku zoti Berisha u godit me grusht duke thënë se nuk ka qënë në Shqipëri, por ishte duke e ndjekur situatën me kufje. Ajo u shpreh se ka qenë një shok shumë i madh dhe nuk ka asnjë dyshim më të vogël që ishte sulm politik. Malltezi ftoi të gjithë demokratët që të kthehen në shtëpinë e tyre.
“Dera është e hapur për të gjithë demokratët të cilët nuk i kanë kthyer shpinën Partisë Demokratike”, u shpreh ajo.
Ndërsa lidhur me marrëdhënien me Lulzim Bashën, Malltezi tha se janë dy rrugë që nuk bashkohen.
Lini një Përgjigje