TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2024, 11:50

Gjetjet e KLSH përplasin opozitën me PS në Komisionin e Shëndetësisë: Si mundet që Ilva Ikonomi të hetojë veten?

Shkruar nga Pamfleti
Gjetjet e KLSH përplasin opozitën me PS në Komisionin e
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi.

Në këtë mbledhje do bëhet thirrja e dëshmitarëve, përfaqësues të KLSH dhe përfaqësues të nismës “Thurje” në seancë dëgjimore për të sqaruar rrethana të ndryshme, që lidhen me çështjen.

Në nisje të mbledhjes, deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh se Milva Ekonomi, anëtare e komisionit, është në konflikt interesi pasi ka qenë drejtuesese e Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kontrollit shëndetësor dhe se është audituar nga KLSH.

Debati në Komision:

Zhupa: Nga gjetjet e KLSH, del që një nga anëtarët e komisionit,  në pozicionin e vetë si drejtoreshë e Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kontrollit shëndetësor,  ka nënshkruar kontratë koncensionare me Sani Service, për koncesionin e sterilizimit.

Për aq kohë sa ne do të marrim në pyetje anëtarët e KLSH që kanë audituar  dhe u del emri edhe në raport dhe një nga anëtaret e komisionit, a do të duhet të qëndrojë anëtarja e komisionit dhe të marrë në pyetje ata që e kanë audituar kur ka qenë drejtoreshë e fondet? A ka një konflikt interesi këtu? A duhet ta lejojmë dhe anëtarja e ndjehet komode të qëndrojë dhe merr në pyetje ata që dikur e kanë audituar. Nëse do të qëndrojë të merret një vendim dhe për çështje kuorumi, në mënyrë që gjetjet dhe pyetjet që do të bëjmë të mos kenë problematike për shkak të kësaj rrethane.

PD e ka ngritur më përpara dhe nga diskutimet që bëmë këtu do të ngrihej ideja e konfliktit të interesit, dhe ky është rasti, Milva Ekononmi.

Ndreca: Më vjen keq që vijo të ngrihet një pretendim që mendoja se e kishim kaluar si argument. Ju ngatërroni konceptin e konfliktit të interesit me paanshmërinë. Zonja Ikonomi ka ushtruar një detyrë publike, ashtu si ka ushtruar dhe audituesit, siç është KLSH.. Nuk ka asnjë konflikt interesit. Nëse flasim për paanshmëri, ne nuk jemi magjistratë.

komisioni hetimor në shëndetësi gjetjet e klsh

Lini një Përgjigje