Vula e Sali Berishës është një marrëdhënie politike ku Edi Rama i ka treguar Perëndimit se në Tiranë mund të merren vendime kundër tij. Dhe ky i vulës ishte i pari që nga viti 1991.
Sali Berisha e mori vulën e PD, jo nga një proces gjyqësor. E mori nga një vendim, i cili nuk bëri asnjë gjykim në themel, siç ja kërkoi Gjykata e Lartë. Po të ishte kaq e thjeshtë sa e mori vendimin Apeli, pra t’ja jepte Berishës vulën se ka më shumë ndjekës pas vetes, mund të kishte ndodhur më parë. Por realisht nuk ka lidhje me atë që ka më shumë ndjekës.
Sepse as Sali Berisha e as Lulzim Basha nuk e kanë realisht legjitimitetin për të drejtuar PD. Nëse do ta kishim do të duhej një legjitimet votash.
Si Berisha, ashtu edhe Basha, nuk janë zgjedhur nga trupa e PD, por nga trupa që ata kanë zgjedhur që ta votojnë.
Fakt është që, dhënia e vulës për Berishën, nuk është gjë tjetër veçse një vendim politik. Vendim politik ku Edi Rama ka vulën e tij.
Një vulë që është ashiqare politike. Edi Rama ka ndikuar fort që Sali Berisha të merrte vulën. Rama ka deklaruar kur Berisha u shpall Non Grata që nuk do të kishte marrëdhënie me të. Por që realisht ka pasur marrëdhënie më shumë, qoftë ekonomike, me kullat, qoftë politike me amnistinë e komisionet, atëherë ky vendim duket politik.
Është politik sepse nuk ka logjikë tjetër, Sali Berisha edhe mund të ketë shumicën e votuesve por nuk ka strukturat. Të paktën asnjë nuk i numëroi.
Jemi sot në një situatë e qartë pakti mes Ramës dhe Berishës, kur qeveria ka zgjedhur me detyrim dhe përcaktim interlekutorin.
Pse?
Sepse Rama nuk do të flasë me Bashën por ka zgjedhur Sali Berishën dhe Ilir Metën. Dhe këta të fundit kanë pasur interlekutor Edi Ramën.
Sepse nuk kanë dashur të jenë as me Bashën, as me personazhe të reja opozitare në vend. Berisha ka një relacion të afërt me Edi Ramën që nga kullat, amnistia e deri te reforma e dytë në drejtësi.
Pikërisht dhënia e vulës është asgjë tjetër më shumë sesa një imunitet politik i përjetshëm. Që Sali Berisha e ka kërkuar dhe e kërkon si kusht i panegocueshëm. Nuk mundet Sali Berisha që të jetë një qytetar normal, por i duhet një pakt politik për njerëzit e tij.
Vula e Sali Berishës është një marrëdhënie politike ku Edi Rama i ka treguar Perëndimit se në Tiranë mund të merren vendime kundër tij. Dhe ky i vulës ishte i pari që nga viti 1991./ Pamfleti
Lini një Përgjigje