TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2024, 13:33

“Po përdhunoni procesin e marrjes në pyetje”, sherr në Komisionin Hetimor mes Vokshit dhe Ndrecës: Mos bëni pyetje intimiduese

Shkruar nga Pamfleti
“Po përdhunoni procesin e marrjes në pyetje”, sherr
Ndreca dhe Vokshi

Komisioni Hetimor për Koncesionet dhe Check-Up ka vijuar me debate të ashpra.

“Ne nuk e vijojmë këtë mbledhje, ju po të doni vazhdoni, po përdhunoni procesin e marrjes në pyetje”, tha Ndreca.

“Mos hajdeni me pyetje intimiduese. 5 minuta pushim!“-u shpreh Vokshi.

Ditën e sotme në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, po zhvillohen dëgjesa me përfaqësues të KLSH mbi raportin për koncesionet e sterilizimit dhe check up dhe pagesat që janë bërë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Opozita në bllok ka kërkuar që Milva Ekonomi të mos marrë pjesë në dy seancat dëgjimore me KLSH, pasi sipas tyre është në konflikt interesi. Deputetja e PD, Ina Zhupa tha se Ekonomi përmendet në raportin e KLSH për kontratën financiare që është nënshkruar nga FSDKSH me kompaninë koncesionare “Saniservice” më datë 10.12.2015, kohë kur Ekonomi ishte drejtuesja e këtij institucioni.

“Një prej anëtarëve të këtij komisioni ka konflikt interesi në këtë seancë. Nuk duhet të marri pjesë. Milva Ekonomi (Ish-drejtoreshë e FSDKSH) përmendet në gjetjet e bëra nga KLSH në raportin e përgatitur nga Bexhet Zeqiri, audituesi i KLSH që do të dëshmojë sot në komision”, tha Zhupa.

 

Lini një Përgjigje