TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2024, 14:42

Doli i acaruar nga SPAK, shoqëruesi tërheq Ilir Metën prej krahu që ta mbajnë larg gazetarëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Doli i acaruar nga SPAK, shoqëruesi tërheq Ilir Metën prej krahu
Ilir Meta në SPAK

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka dalë pas më shumë se 3 orësh nga Prokuroria e Posaçme.

Në videon e mëposhtme shihet sesi Meta i cili ishte tërbuar nga marrja në pyetje, tërhiqet prej krahu nga shoqëruesi i cili u përpoq ta ndalonte të fliste më tepër me gazetarët. 

Meta përsëriti akuzat ndaj kreut Altin Dumani, i cili sipas tij, bën akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën.

Presidenti i Partisë së Lirisë doli nga SPAK pas 3 orësh dhe nuk dha shumë detaje se për çfarë dosje është thirrur për të dëshmuar, por sërish foli me tone të ashpra kundër kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin vijon ta quaj “Dum Dumani”.

Sipas Metës, ai ishte thirrur në SPAK si “kundërshtar i narko regjimit”, që për ish-kreun e shtetit, Dumani po tenton të shpëtojë kryeministrin Edi Rama duke shkatërruar opozitën.

“Si kundërshtar i narko regjimit që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj, që bën këtë akt kriminal kundër opozitës për të shpëtuar Edi Rama”, tha Meta.

Meta vjen në SPAK, një ditë pas bashkëshortes së tij, deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi.

Kjo është hera e tretë e Metës në SPAK, 2 të tjerat kanë qenë për hetimet lidhur me dosjen CEZ-DIA, hetime këto që po kryen nga vetë kreu i SPAK, prokurori Altin Dumani.

spak ilir meta

Lini një Përgjigje