TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2024, 15:58

Meta shtyn Monikën drejt burgut: Është marrë ajo me deklarimin pasuror dhe menaxhimin e pronave!

Shkruar nga Pamfleti

Meta shtyn Monikën drejt burgut: Është marrë ajo me

Kreu i PL-së, Ilir Meta në konferencën me gazetarët tregoi arsyet se pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme, teksa u mundua t’ia faturonte përgjegjësitë bashkëshortes së tij.

Meta tha se me të gjitha llogaritë dhe deklarimet pasurore është marrë Monika Kryemadhi, e cila sipas tij, ka një shoqe noter që është marrë me plotësimin e formularit. Meta deklaroi se kjo është bërë në mirëbesim të plotë nga ana e tij.  

Si mund ti thuash Metës a e njeh Helebën që ka qenë punojnë financash te LSI. Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006. Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës.

Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim nuk është drejtësi”, tha Meta.

I pyetur nëse po e rëndon pozitën Monika Kryemadhit me këto deklarata?

Meta deklaroi: Jo nuk rëndoj asnjë pozitë për arsye se kjo është e vërtetë dhe besoj se kjo i ka mbajtur të gjitha llogaritë sipas ligjit.

Lini një Përgjigje