
Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, e cilësoi takimin e përbashkët të kësaj të premte mes Parlamentit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë në Prishtinë, si pjesë të fasadave të përhershme.
Alimehmeti tha se nëse do të ketë ndërhyrje të Shqipërisë në politikën e brendshme të Kosovës, atëherë ajo duhet të jetë në favor të kësaj të fundit, dhe jo në favor të Serbisë, siç ka bërë deri më tani qeveria “Rama”.
“Fasadat e zakonshme për të prodhuar një lajm, për të thënë a thua se çfarë bënë.
Nëse qeveria e Shqipërisë do të ishte realisht në krah të qeverisë shqiptare të Kosovës, atëherë ne nuk do të kishim çështje që i kemi parë si përplasje për Ballkanin e Hapur me Procesin e Berlinit; nuk do ta kishim parë kryeministrin tonë në krah të Vuçiçit, por do ta kishim parë në shoqërinë e kryeministrit të Kosovës.
Dhe nëse do kishte bashkëpunim, do kishim parë dhe zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta mes dy qeverive, pasi bashkëpunimi fasadë ka nisur prej kohësh dhe nuk do të kishim parë kryeministrin shqiptarë duke shitur shqiptarët e Kosovës nëpër Evropë”, u shpreh ai për “Ora News”.
Lini një Përgjigje