TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2024, 14:43

Jamarbër Malltezi i kyçur në shtëpi nga SPAK, Argita: Dosjen do e çojmë në Strasburg

Shkruar nga Pamfleti
Jamarbër Malltezi i kyçur në shtëpi nga SPAK, Argita:
Argita Malltezi

Argita Malltezi deklaroi sot se masa e arrestit ndaj Jamarbër Malltezit për dosjen Partizani ishte i paligjshëm sepse ai nuk ishte subjekt i veprës penale për të cilën akuzohet.

Ajo tha se dosja do të ndiqet në Strasburg.

“Arresti ndaj Jamarbër Malltezit ishte i paligjshëm në mënyrë të veçantë, sepse Jamarbër Malltezi, nuk ishte subjekt i veprës penale për të cilën akuzohet.

Akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë dhe nuk ka qenë kurrë në jetën e tij, zyrtar i lartë, apo i zgjedhur vendor.

Për rrjedhojë procedimi penal i tij dhe arresti, përbëjnë ndjekje pa ligj që është një shkelje flagrante kushtetuese dhe konventore.

4 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nuk u shqetësuan nga ky fakt. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që çështjen e Jamarbër Malltezit ta bashkojmë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për ta përshpejtuar këtë proces.

Në çdo rast ajo do të jetë një çështje që do i përcillet Strasburgut’, tha ndër të tjera gjatë konferencës, Argita Malltezi.

Në dosjen 500 faqe të SPAK zbulohet mashtrimi me kontratën për blerjen e kompanisë Homeplan“ nga Jamarbër Malltezi e 35 % dhe Xhimi Begeja me 25 %, ndërsa Fatmir Bektashi do t’i mbeteshin 40% të aksioneve.

Kontrata pretendohet se është nënshkruar më 23.01.2014 por u regjistrua në QKB më 21.12.2018. Vetë Argita Malltezi ka pretenduar në shumë emisione televizive se ajo që vlen është data e nënshkrimit tek kontrata e shitjes ndërkohë që regjistrimi në QKB është bërë shumë më vonë pasi nuk ishte e detyrueshme por thjesht një shkelje administrative.

Pikërisht mbi bazën e datës së nënshkrimit të kësaj kontrate Jamarbër Malltezi ka arkëtuar nga Homeplan miliona euro divident sikur ka qenë ortak që nga viti 2014.

Por në fakt SPAK ka zbuluar se kemi të bëjmë me një mashtrim. Dokumenti i kontratës në fakt është shkruar dhe nënshkruar më 21 shtator 2018 edhe pse me një datë 4 vite të mëhershme.

argita malltezi spak

Lini një Përgjigje