TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2024, 14:13

Mbledhja e dy Qeverive, Rama takon Kurtin vetëm 5 minuta në godinën e Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e dy Qeverive, Rama takon Kurtin vetëm 5 minuta në

Pas përfundimit të seancës së përbashkët te Kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës, kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama kanë mbërritur në Qeveri për një takim të përbashkët.

Takimi në ambientet e qeverisë së Kosovës ka zgjatur vetëm pak minuta.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, pati një këshillë për Kosovën në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Në këtë fazë kaq vendimtare, Kosova duhet të ngrijë, ose të ftofi, siç thoni ju, “pa afat” dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE-në, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në. Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin”, u shpreh Edi Rama.

“Nuk ka asnjë arsye që BE-ja të përpiqet të bindë Kosovën për qenien organikisht të lidhur me SHBA-në e BE-në. Nuk ka arsye që Kosova të presë çfarë do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE-së e NATO-s. Kosova duhet ta lërë në bisht Serbinë”, shtoi kryeministri i Shqipërisë

Lini një Përgjigje