Gjatë mbledhjes së përbashët të dy kuvendeve, Kryeministri Edi Rama i ka çuar një letër kryeministrit Albin Kurti.
Në një kohë që në mbledhjen e përbashkët të dy Parlamenteve po fliste Ramush Haradinaj, është filmuar një moment që ka bërë kureshtarë të gjithë mes Ramës dhe Kurtit.
Rama ka shkruar një mesazh në një letër dhe i ka dhënë dikujt nga stafi i Kuvendit që t’ia japë Albin Kurtit, të cilin e kishte disa metra larg.
Letra është lënë në tavolinën e Albin Kurtit, por ky i fundit tepër indiferent nuk e ka hapur letrën, por e ka lënë aty.
Ditën e sotme për herë të parë në Prishtinë u mbajt seanca e përbashkët e dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë ku ishin të pranishëm 130 deputetë, përfshirë edhe dy kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti.
Kryeministri Edi Rama i quajti absurde sanskionet e BE-së ndaj Kosovës për të cilën së bashku me presidenten Osmani kanë negociuar edhe në samitin e BE-së mbajtur pak ditë më parë në Ballkanin Perëndimor por theksoi se “pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë me Kosovën na pengon që të bëjmë për Kosovën sa do të donim”.
Ndërkohë që në nisje të fjalimit të tij, Kurti shprehu aspiratën e dy shteteve tona atë të bashkimit kombëtar dhe ruajtjen e identitetit.
“Ju të dashur deputetë përfaqësoni qytetarët e dy shteteve dhe pjesëtarët e të njëjtit komb. Dy shtetet tona janë shprehje politike e së njëjtës aspiratë për ruajtjen e identitetit dhe bashkimin kombëtar. Legjislatura e parë e Shqipërisë e njohu Kosovës në 1991”.
Teksa bëri bilancet e mbledhjeve të përbashkëta, Kurti tha se po punohet për heqjen e kontrollit në kufi gjatë gjithë vitit.
“Shpreh kënaqësi që sot kuvendet bëjnë bilancet në mbledhjet e përbashkëta qeveritare që nga mbrojtja infrastruktura shkëmbimet tregtare, turizmi energjetika, njohja e pensioneve, njehsimi i teksteve shkollore etj. Rezultatet janë të prekshme për të vijuar më tej. Shqipëria është ndër 5 vendet e para që Kosova ka vëllimet më të mëdha të shkëmbimeve tregtare. Tregu i përbashkët energjetik është funksional. Po punohet për heqjen e kontrollit në kufi gjatë gjithë vitit. Hapja e 26 vendkalimeve të reja. Kufiri mes Kosovës e Shqipërisë është si kufiri mes dy barkusheve të zemrës”.
Lini një Përgjigje