
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur para seancës plenare që do të mbahet mes Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë.
Kusari iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me vështirësitë për t’i bërë bashkë dy krerët e qeverive, Edi Ramën dhe Albin Kurtin.
“Jo aspak. Në fakt ka ardhur në mënyrë shumë proaktive nga dy qeveritë, ideja për këtë takim.
Jam shumë e lumtur sepse me të vërtetë po e përmbyllim me një moment solemn, tepër të rëndësishëm por gjithashtu edhe reflektiv, për arsye se edhe në ngecje që janë evidentuar edhe në komunikimet që ndoshta kanë munguar ose nuk kanë qenë ashtu siç e kemi dashur.
Tani kemi mundësinë që ti rregullojmë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër të raportit, jo vetëm bashkëpunues por edhe vëllazëror mes Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh ajo.
Dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës po zhvillojnë sot mbledhjen e përbashkët në Prishtinë. Të pranishëm janë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti si dhe 130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë.
Lini një Përgjigje