TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2024, 11:18

Mbledhja e dy Parlamenteve në Prishtinë, Rama takohet me Albin Kurtin

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e dy Parlamenteve në Prishtinë, Rama takohet me Albin Kurtin

Para nisjes së mbledhjes së përbashkët të dy parlamenteve, kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.

Në takim janë edhe dy kryeparlamentaret, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjfuca.

Seanca pritet të hapet me fjalët përshëndetëse nga kryetarët e dy parlamenteve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca, ndërsa në përmbyllje do të mbajnë fjalimet e tyre edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Gjithashtu, në këtë mbledhje do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalime edhe kryetarët e grupeve parlamentare të dy vendeve.

 

Lini një Përgjigje