Deputeti Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur seancën e djeshme me kolegun Agron Shehaj në foltoren e Kuvendit.
Noka e shtyu me forcë Shehajn, duke e larguar nga foltorja, një ngjarje që nuk ishte parë mes anëtarëve të një force politike.
Në reagimin e tij, Noka iu qëndron fjalëve që tha në Kuvend, duke akuzuar Shehajn se përdoret nga Rilindja.
Pra Noka, pavarësisht skenës së turpshme që bëri ndaj kolegut të tij deputet i dalë me votat e PD Shehaj, por dhe kur është i qetë në shtëpi, nuk ka shfaqur asnjë pendese.
Seanca e fundit për 2024 ishte një përmbledhje e Parlamentit në 12 muaj ku nuk mungoi konflikti mes deputetëve.
Risia e këtij fundviti ishte se përplasja ndodhi ndaj deputetit Agron Shehaj i cili kërkoi të merrte vëmendjen duke zaptuar foltoren e kuvendit për të mos lënë asnjë të flasë.
“Je i përjashtuar....Garda shoqërojeni jashtë, nuk e kisha fjalën për fizikisht por thjeshtë shoqërim”, tha Elisa Spiropali në Kuvend.
Pavarësisht thirrje së kryetares së Kuvendit dhe tre ndërprerjeve të seancës, normaliteti nuk u kthye, por diskutimet vijuan nga vendi, ndërsa edhe mes rradhëve të opozitës vihej re bezdija nga kolegu i shkëputur nga PD për të krijuar një parti të re.
“Pusho ti er papagall”, iu drejtua deputeti Mziu-Shehajt.
Teksa orët kalonin dhe Shehaj nuk largohej duke vijuar të qëndronte bllokues në foltore, tensioni filloi të ndihej edhe mes demokratëve që kërkonin të shfrytëzonin rendin e ditës për të debatuar me mazhorancën.
Situatës së krijuar i dha zgjidhje Flamur Noka me taktikat e tij, teksa Mziu lagu me ujë Shehajn.
“Nxirreni prej zhelesh përjashta”, i tha Noka-deputetëve të opozitës për Shehajn. Sekretari i përgjithshëm i demokratëve i dha terren.
Lini një Përgjigje