TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2024, 22:37

“Do ketë tronditje”, Berisha zbulon skenarin e protestës së 23 dhjetorit

Shkruar nga Pamfleti

“Do ketë tronditje”, Berisha zbulon skenarin e protestës

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zbuluar detaje nga skenari që ka përgatitur opozita për protestën e radhës që do të mbahet më 23 dhjetor.

I ftuar në emisionin “Debat” në “A2CNN”, kreu i demokratëve deklaroi se të hënën do të ketë marshim dhe bllokim, teksa paralajmëroi surpriza dhe tronditje gjatë kësaj proteste.

Marshim dhe bllokim më 23 dhjetor. Do të jem aty ku janë qytetarët. Qytetarët mezi presin të rrëzohet qeveria. Ka presion ndaj tyre. Të zvarrisësh një ish-president, një ish-kryeministër pa asnjë akuzë, është akt terrorizues, më i madhi pas ekzekutimit të një personi. Njerëzit kanë një urrejtje ndaj tyre. Kanë ca video që shpërndajnë, pa asnjë impakt. Ministret bëjnë reporterin, dhe atë se bëjnë dot. Nuk vijnë në asnjë debat. Debatet në studio janë të domosdoshme, por ato nuk vijnë.  Parashikojmë një protestë të fuqishme. Skenari i saj është i fuqishëm. Ka tronditje të madhe brenda”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje