
Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar buxhetin për vitin 2025-së. Ka qenë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili ndryshe nga paraardhësit e tij ka zgjedhur që të prezantojë para këshilltarëve por edhe shkodranëve vizionin për Shkodrën kryeqendër të rajonit me investime konkrete, te prekshme çdo ditë nga qytetarët e Shkodrës, të cilat kapin shifrën e 45 milionë eurove.
Por pas fjalës së kryebashkiakut opozita ka zgjedhur të bllokojë foltoren dhe procedurën standarde të mbledhjes së Këshillit Bashkiak çka solli edhe 5 minuta pushim të mbledhjes.
Megjithatë pavarësisht pushimit edhe me rifillimin e mbledhjes situata ka qenë e njëjtë. Kryetari i Këshillit Bashkiak ka hedhur në votim buxhetin e vitit 2025-s që ka vlerën e 29 milion eurove në total.
Kjo është hera e parë që opozita në Shkodër ndërmerr një veprim të tillë duke përdorur të njëjtën skeme si ne parlamentin shqiptar, megjithatë ky dokument ka marrë formën e miratimit me 30 vota pro nga këshilltarët e mazhorancës.
Lini një Përgjigje