
Deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka folur në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e shkollës Fan Noli.
Ai tha se nëna e tij, ende qan për djalin që iu vra padrejtësisht, ndërsa theksoi se shkollat nuk kanë siguri.
“Nëna e Martinit tha ka një muaj që se sheh djalin dhe ministria i sheh të vetët, ndërsa ajo qan tek krevati i dhallit sepse ja vranë në shkollë, në këtë shkollën e famshme që vini dhe thoni kemi bërë laboratorë. Fëmijët në vend të librave marrin thikat dhe vrasin njëri-tjetrin, shtyhen dhe bullizohen, ndërkohë që duhet që të ishte një vend i sigurt ku të merrnin dije.
Ja ky është arsimi, ç’ju duhen laboratorët atyre kur dhunohen dhe bullizohen dhe prindërit janë në ankth sepse nuk e dinë nëse do ti kthen fëmijët nga shkolla. Çfarë ndodh sot me arsimin parauniversitar. Kryeministri thoshte arsim cilësor, ka degraduar simos më keq, janë vitet më të këqija për arsimin. Një nga arsyet që largohen të rinjtë nga vendi është mungesa e arsimit. Mësuesit tanë kanë paga më të ulëta në rajon”, tha ai.
Lini një Përgjigje