TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2024, 17:23

"Noka erdhi qëllimisht për të më mbyllur gojën", Shehaj: Oligarku Bashkim Ulaj lidhje me opozitën

Shkruar nga Pamfleti

"Noka erdhi qëllimisht për të më mbyllur

Deputeti Agron Shehaj tha se Belinda Balluku ka 6 muaj që shmang llogaridhënien në Kuvend.

Teksa ka komentuar përplasjen me deputetë të opozitës në sallën e Kuvendit, Shehaj tha se si përfaqësues i opozitës po i kërkoja Ballukut të shpjegonte vjedhjen e 1.3 mld eurove, ndërsa u largova dhunshëm nga foltorja e Parlamentit jo nga Garda, as nga mazhoranca, por nga opozita.

“Balluku gënjen, gjen justifikime për atë mungesën 6 mujore të llogaridhënies në Kuvend, për të shpjeguar koncesionin 1.3 mld euro”, tha Shehaj, referuar replikave që ka pasur me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Shehaj tha se opozita dhunoi një përfaqësues të opozitës, mesa duket pasi oligarku që ka marrë atë koncesionin 1.3 mld euro ka lidhje edhe me opozitën.

“Ushtrohet dhunë brenda Kuvendit të Shqipërisë, edhe Garda nuk guxon të dhunojë deputetët. Unë e kam thënë edhe më parë se nuk ka koalicion me PD në zgjedhje. Raporti me PD është ndarë prej kohësh. Nuk ndihem mirë që të shkosh në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dhunohesh brenda Kuvendit nga një përfaqësues i opozitës tregon se duan të mbajnë me çdo kusht sistemin, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin”, u shpreh ai.

Ai u shpreh se është hera e parë në këto 33 vjet që një opozitar që denoncon një skandal të Qeverisë, dhunohet nga një përfaqësues i opozitës, nuk dhunohet as nga mazhoranca as nga Garda. Ai shtoi se Flamur Noka shkoi në foltoren e Kuvendit me qëllim për t’i mbyllur gojën.

“Flamur Noka erdhi me qëllimin e qartë për të më mbyllur gojën mua që po denoncoja skandalin”, tha deputeti për “News 24”.

Lini një Përgjigje