
Deputeti i pavarur Agron Shehaj ka folur pas përplasjes fizike në Kuvend me deputetin e PD Flamur Noka.
Në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, Shehaj u shpreh i revoltuar për mënyrën se si e shtyu Noka, ndërsa tha se raportet e tij me PD prishen që sot.
Shehaj tha se nuk iu lejua fjala në Kuvend, nga një përfaqësues i opozitës. I indinjuar, Shehaj tha se sot u lejua të dhunohej një deputet brenda ambienteve të Parlamentit.
“Banda e Shqipërisë e lejoi këtë në Kuvend. Lejoi që një deputet të dhunohej brenda ambienteve të Kuvendit. Kur bën një opozitë të vërtetë kur flet për vjedhjet e Ramës dhe oligarkëve të gjithë bëjnë bashkë për të penguar që kjo gjë të ndodhi. Doja të flisja për vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve.
Kisha një raport me PD që fatkeqësisht u prish, mesa duhet nuk ishin dakord që unë të bëja opozitë të vërtetë. Doja të flisja për aferën 1.3 mld euro është një pjesë e madhe e buxhetit.…qartësisht që rrugët tona ndahen”, tha Shehaj.
Lini një Përgjigje