TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2024, 14:52

Shehaj mban ‘peng’ parlamentin, Spiropali: Je bërë si fanti spathi!

Shkruar nga Pamfleti

Shehaj mban ‘peng’ parlamentin, Spiropali: Je bërë si

Deputeti i pavarur Agron Shehaj vijon të mbajë të bllokuar prej minutash foltoren e Parlamentit, teksa kolegët e tij vijuan të flasin nga vendi.

Pas deputetit Xhelal Mziu e mori fjalën deputetja Pranvera Resulaj. 

Teksa kryeparlamentarja Spiropali i tha Shehajt se ishte bërë si “fanti spathi”, Resulaj i kujtoi se me këtë veprim që po bënte po humbiste edhe ‘votat e femrave’.

Spiropali: Jeni bërë si fanti spathi në sallë dhe po merrni vetëm përbuzjen tonë! (Shehaj vijon të qëndrojë në foltore dhe nuk lejon Resulajn).

Resulaj: Ke humbur votat e femrave me këtë sjellje! (detyrohet të mbajë fjalë ngjitur Shehajt, në foltoren e zaptuar prej tij).

Spiropali: Zoti Shehaj po fitoni vetëm përbuzjen e deputetëve dhe të publikut. Vijoni flisni, lëreni me videon e tij!

agron shehaj

Lini një Përgjigje