
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar mesazhin e Ambasadës Amerikane, e dhënë dy ditë më parë nga E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn. Në mesazhin e saj, Van Horn tha se SHBA nuk angazhohet me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.
I pyetur nga gazetarët për deklaratën e fundit të ambasadës së SHBA-ve, Berisha bëri përgjegjëse administratën e vjetër të SHBA-ve dhe ish-ambasadoren Yuri Kim, duke thënë se “nuk do diskutonte të shkuarën”, sepse “5 nëntori (zgjedhjet në SHBA) ia dhanë përgjigjen”.
“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 Nëntori u dha përgjigjen këtyre. Kjo administratë ka humbur. Pyet për atë që vjen se për atë që iku nuk besoj se ka mbetur gjë që s’kam thënë. Ishte e shkruajtur nga dora e Kimit (deklarata e SHBA), ishte ndryshuar pak por s’ka gjë, dukej dora e saj”, tha Berisha.
Kujtojmë se ish kryeministri Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë më 19 maj të vitit 2021.
Lini një Përgjigje