TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2024, 12:09

"Keni 2 vite që flini gjumë"/ Bardhi shpërthen ndaj Malajt: Herën tjetër paraqitur në orar, kështu është kur merr ministra nga rruga!

Shkruar nga Pamfleti

"Keni 2 vite që flini gjumë"/ Bardhi shpërthen ndaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj është përplasur në Kuvend me kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë seancës parlamentare.

Në seancën plenare që po mbahet në Kuvend Ministri i Financave, Petrit Malaj është përplasur me kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

I thirrur për taksën mbi tatimin për të ardhurat, ministri Malaj që nuk ishte në fillim të seancës, akuzoi opozitën se “kishin 2 vite që flinin gjumë”. Ai përmendi edhe nismat dhe arritjet e qeverisë në sektorin e financave, projektet dhe programet.

Malaj, shpjegoi edhe atë të aktit normativ që po diskutohej në parlament, për tatimin mbi të ardhurat. Malaj kujtoi se do bëhej rimbursimit për tatim-paguesit në lidhje me profesionet e lira, deri në shlyerjen e plotë.

Kjo shkaktoi reagim të fortë nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili mori fjalën për replikë.

“Ishit ju në gjumë, ne jemi që në orën 8 këtu, kurse ti erdhe në orën 12. Kështu është kur merr ministra nga rruga dhe i ul aty. Është turp për këtë Parlament e mazhorancën kur ka 74 deputetë e shumë të nderuar dhe merr ata që propozohen nga krimi i organizuar dhe ulen aty. Herë tjetër të lutem paraqitur në orar për të prezantuar iniciativat e Këshillit të Ministrave, që e keni për detyrë.

Je aty se të ka rekomanduar krim i organizuar, e di shumë mirë, je për të menaxhuar paratë e buxhetit të shtetit për t’ia çuar me tendera e koncesione e PPP krimit të organizuar. Je aty si ushtar i Ramës për të firmosur atë që të urdhëron Rama dhe krimi i organizuar", tha Bardhi.

Petrit Malaj: Zoti Bardhi gjumë jeni mësuar të flini ju se keni vite qe flini gjumë. Nuk bëni opozitën siç duhet ta bëni. Nëse do ti referohesh medias, do të shikosh angazhimin tim që në mëngjes herët se ku ka qenë i angazhuar dhe për çfarë.

Lini një Përgjigje