TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë17 Dhjetor 2024, 10:23

Ekzaltimi nga fitorja e Trump, SHBA i venit shpresat Berishës: S’merremi me individë të shpallur “non-grata”!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzaltimi nga fitorja e Trump, SHBA i venit shpresat Berishës:

Ambasada e SHBA ia ka bërë të qartë Berishës se nuk angazhohet politikisht me persona të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

SHBA i ka "shuar" shpresat ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ëndërronte që pas fitores së presidentit Donald Trump, do t'i hiqej non grata.

Në një reagim, Ambasada e SHBA ia ka bërë të qartë Berishës se nuk angazhohet politikisht me persona të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

Gjithashtu Ambasada e SHBA i ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë, se e vetmja mënyrë që Partia Demokratike të ketë mbështetjen e SHBA është që ish kryeministri Berisha të largohet nga partia.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t'u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në një deklaratë nga e ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, e publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Kujtojmë që ish kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur 'non grata' nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

 

 

shba berisha non grata trump

Lini një Përgjigje