TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë14 Dhjetor 2024, 11:11

Pse është egërsuar Berisha me Altin Dumanin dhe cilat janë dosjet në sirtar të SPAK?

Shkruar nga Pamfleti

Pse është egërsuar Berisha me Altin Dumanin dhe cilat janë

Sinjalet janë se ish-kryeministri po i prin diçkaje, për kë po trokasin prangat?

Sali Berisha ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani. Ndonëse dosja e tij është mbyllur dhe ka shkuar për gjykim, ish-kryeministri prej dy ditësh është futur në familjen e prokurorit duke treguar se deri ku mund të shkojë çmenduria e tij.

Duke dashur të sulmojë SPAK për Erion Veliajn, Berisha ka nxjerrë një foto të Altin Dumanit dhe bashkëshortes së tij. Foton e nxorri për herë të parë të enjten te Blendi Fevziu, duke dhënë sinjalin e parë të shantazhit, ndërsa dje para mediave. Por ekspozimi i gruas së Dumanit është një kambanë alarmi, pasi dihet se ai është një ndër personat që ruhet më shumë në vend, kjo për shkak të goditjeve të shumta që ka bërë ndaj krimit të organizuar, por edhe politikës. Kreu i SPAK mund të jetë shënjestër e të gjithë atyre që sot janë pas hekurave dhe jo më kot siguria e tij është maksimale.

Por Sali Berisha duke bërë “shejtan budallanë”, nxori foton e gruas së tij, duke e bërë atë një preh të lehtë shantazhesh dhe presionesh. Po ashtu, ai i dërgoi dhe një mesazh Dumanit se ai ja di familjen dhe ka shumë të dhëna për ta. Nëse një vend tjetër të botës, ai do të ishte në ndjekje penale për këtë gjë.

Por normalisht ngrihet pyetja: Çfarë halli ka Berisha? A lidhet me dosjen “Partizani”? Sinjalet janë se bëhet fjalë për diçka tjetër. Pas lirimit nga arresti shtëpiak, SPAK i dërgoi dy sinjale Berishës se ata janë në “luftë”.

Prokuroria e përgënjeshtroi dy herë për akuzat ndaj prokurorit Olsi Dado dhe për atentatin në Ndroq. Ndërkohë, në duart e prokurorëve janë disa dosje të tjera sensitive, përveç asaj Partizani, të cilat si duket shqetësojnë Berishën.

Më e rëndësishmja është dosja e Gërdecit. Përveç Mediut, SPAK hapi një hetim për trafikun e fishekëve dhe aty del Shkëlzen Berisha. Madje pak ditë më parë doli dhe një dëshmi e ortakut të Diverolit, që tregonte se sa i zhytur ka qenë djali i ish-kryeministrit në atë aferë. Ka zëra që thonë se SPAK po e kopsit dosjen dhe nuk është çudi që Shkëlzeni të shkojë drejt prangave.

Po ashtu, SPAK po heton një padi të bërë nga familja Haklaj, e cila akuzon Berishën për vrasjen e djemve të saj. Pak kohë më parë u mor në pyetje Aishe Haklaj, e cila dha 12 orë dëshmi kundër Berishës dhe 14 emrave të tjerë.

Në këtë kuadër një padi të ngjashme ka bërë Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës e ka paditur atë për 23 akuza dhe ka dhënë ditë të tëra dëshmi.

Po ashtu. SPAK po heton privatizimin e OSHE nga CEZ, si dhe vijojnë hetimet për CEZ-DIA, pasi aty nuk del vetëm Ilir Meta.

Padyshim është dhe “21 Janari”. SPAK po dëshmon se i ka hyrë fuqishëm kësaj dosje dhe nuk është çudi që dhe kjo ta ketë trembur Berishën.

Sinjalet janë se ish-kryeministri po i prin diçkaje. Para se të arrestohej dhëndri dhe ai të vihej në masë sigurie, bëri një sulm të ngjashëm si ndaj SPAK ashtu dhe ndaj gjyqtarëve. Mos vallë do kemi zhvillime para Vitit të Ri? /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje