Cila Perëndi po i mbron hajdutët?
Gjiri i Lalzit dhe Kodra e Diellit, janë pasuri e dukshme e të njëjtës rrjetë korrupsioni, me fuqi që ndan dënimet dhe bekimet, sipas projektit të Shën Dumanit.
Sekuestrimi i 3 vilave luksoze të Monika Kryemadhit ishte aksidental, se Mona ka shumë të tjera, e këtë e dinë gjithë fshatarët.
As kjo që po ndahet përmallshëm me komshinjtë për të shkuar tek babai i fëmijëve të saj, nuk derdh lotë e mallkime, por po u lë bekimin “paçi uratën”!
Lutjet në kishën ku shkon edhe Baba Mondi, shkojnë për gjithë mondanët e monarkisë.
Mona u lë uratën prokurorëve, hetuesve, gjygjtarëve, politikanëve, gazetarëve, pushtetarëve, gjithë atyre që i kemi në krye të karvanit prej 34 vitesh.
Po cila Perëndi po i mbron hajdutët?!
Në analizë figurative, të gjitha Perënditë sillen ëmbël me dëshirat e besimtarëve të tyre, e ashpër me besimet e tjera, aq sa Zeusi i plotfuqishëm, është i detyruar t’u bekojë mëkatet e të çlirojë vetëm pak nga forca e arbitrimit moral.
SPAK-u ka shkuar në çdo vilë, jo vetëm në Gjirin e Lalzit dhe Kodrën e Diellit, por kudo rrezet e Diellit ndriçojnë absurdin alfabetik të drejtësisë.
Kur atëherë do të konfiskohen këto vila luksoze?!
Vetëm kur të ndodhë kjo, do të nisë të ecë treni i drejtësisë.
Me sot a me nesër, kjo ditë do të vijë, dhe disa prokurorë që sot kanë në duar dosje për hajdut më të vegjël, do futen në radhë për në burg.
Prandaj SPAK është i kujdesshëm, pasi dihet se sekuestrimi i vilave luksoze në Gjirin e Lalzit e Kodrën e Diellit rrëzon gjithë klasën politike./Pamfleti
Lini një Përgjigje