Mesazhi i fshehtë, që Saliu ose Edi do të jenë në tribunë të triumfit, do të ishte ironia sociale e kufizimit të lirive shoqërore, pasi këta kanë 34 vjet që ndërrojnë portat e parcelat...

Bari i ambasadores Yuri Kim për Sali Berishën mbaroi, por edhe lulet në livadhin e gjërë e të kriminalizuar të Edi Ramës, ishin artificiale?
Kemi në skenë viktima të sistemit, apo sistem të viktimizuar nga hipokrizitë e maskuara me finesë, në këtë kohë plot tirani morale, në prag të zgjedhjeve parlamentare?
Publiku është pak i pa qartë, fërkon sytë si pas një ëndrre të keqe.
Mesazhi i fshehtë, Saliu ose Edi do të jenë në tribunë të triumfit, do të ishte ironia sociale e kufizimit të lirive shoqërore, pasi këta kanë 34 vjet që ndërrojnë portat e parcelat.
E dëgjoj gjithandej nëpër fshat që ditën e parë të paradoksit, pak gjë ndryshon, nëse ai që jetonte mes luleve shkon tek bari e ai i barishteve tek lulishtja.
Në fakt, njeriu mes veshit dhe syrit, ka më të nevojshëm syrin.
Meqë qenka kështu, le ta përziejmë sarkazmën me supë Surreli.
Këta gjithmonë kanë përdorur garuzhdën për vete e lugën bosh për shqiptarët, ndryshe nuk do të kishim ikje e vetëm ikje.
Sytë e SPAK-ut, janë të përgjumur ndaj hajdutëve dhe të mbyllur përballë krimeve të tjera të barasvlefshme.
Retorika e shpalos fustanin kot, pasi gjithë ç’është zbuluar e mbuluar, është provuar prej 34 vitesh.
Ajo që shijojnë fshatarët, nuk është hipokrizia diplomatike me fuqi të sforcuara që manipulon moralin politik dhe ekonomik, por një ekonomi e politikave më efikase.
Në tapetin e Trumpizmit, askush nuk pranon thellim krize me një Zot arbitrar, pa asnjë drejtësi hyjnore, dhe pak kush i ka shpresat tek Bari dhe lulet e Yuri Kim.
Edhe bari edhe lulet, shihen si kalbëlsira.
Mozaiku me fasadë zhvillimi dhe brendësi kalbëzimi, përtej një procesi të përkohshëm, do të ishte një narrativë e një sistemit të mbyllur kriminalizmi/Pamfleti
Lini një Përgjigje