Si, edhe qenka anti kushtetues ndalimi i Sali Berishës të udhëtojë jashtë shtetit, edhe i ligjshëm izololimi në banesë prej një viti?!

Gjykata Kushtetuese, rrogën e merr si roje e të drejtave dhe detyrimeve themelore të popullit; ndërsa shpërblimin si shërbëtore besnike e mafies qeveritare.
Është ky modeli i ri i 3 manjakëve me manikyrë majtiste.
Edi Rama, Charles McGonigal dhe Aleks Soros, kanë thyer me kohë bravën e besimit publik, dhe sot, ligjet e rendit kushtetues nëpër vendime leshtore, ku askush nuk e gjen fillin e Arianës, vizatohen më të zeza se rrobat e togave të zeza që kanë krijuar amiqësi me publikun dhe miqësi me kriminelët.
Vëndimet absurde të Kushtetueses kanë krijuar dallgë absurdi, ku anijet e logjikës kanë ndaluar udhëtimin.
Kjo Gjykatë, as mish as peshk, e lë mirë me Ramën e mirë me Berishën.
Si, edhe qenka anti kushtetues ndalimi i Sali Berishës të udhëtojë jashtë shtetit, edhe i ligjshëm izololimi në banesë prej një viti?!
Drejtësia jonë i ngjan asaj pastrueses që në njërën dorë mban fshesën për të fshirë provat e krimit në thesin e pasurive, me tjetrën i bën ‘temena’ ndershmërisë.
Allaturka, me dorë në zemër, të përulur, nderojnë këdo kalon këtej dhe e pranojnë se peshorja e drejtësisë është e prishur.
E para punë, vetë gjykatësit, në xhepat e tyre akuzohen se mbajnë pasuri me vlera më të larta se të gjithë kriminelët që kemi sot para drejtësisë, por dihet se janë, jo aq të pasur sa ata që kemi në pushtet.
Vendimet, që askush nuk i kupton, që askujt veç mafies nuk i shërbejnë, nuk janë ngarkesa për kamionin e drejtësisë, por për gomarët me samar të florinjtë të oligarkëve, ku janë gdhendur emrat e të paprekshmëve.
Olsin e Xibrakës, Ëngjëllin e djajve që harlisen këtej, Lindën e Edit, Fridën e Fondeve të BE-së, pilotin e Tayota Yaris, Oltën e Resorteve luksoze, gjeneralët e investimeve strategjike, ministra, deputetë, kryebashkiakë, zyrtarë të lartë me duar në mollaqe të madhërisë së tij, Rama i Tretë, i mbajmë ende si dirigjentë të simfonisë korruptive, pikërisht për fajin e Gjykatës Kushtetuese, që ligjin suprem e përdor si kazino, ku secili merr aty biletat e fatit.
Këta kërma anadollakë, këta ngordhalaqë brenda shkëmbit të ligjit, si ujqër të drejtësisë, kanë 12 vjet që hanë mish qengji dhe tallen me viktimat e veta.
Fatzinjtë mallkojnë fatin e tyre.
Ulërijnë se notat e ligjit injorohen, se ritmi i dollarëve është në Zi, se viktimat vishen me padrejtësi e hajdutët me mbifuqi, jo se janë të zotët vetë për zhurmë, por t’i dëgjojë administrata e re e Donald Trump.
Trumbeta po kumbon kreshtave të Krishtlindes, ku të gjithë hajdutët kanë zënë prita të vrasin Jezusin, por, po fryu këtej kjo furfuleja Trumpiste, Gjykatës Kushtetuese, që me një dorë fsheh provat e krimit e me tjetrën i bën ‘temena’ Amerikës, i prishen filet e financimeve sorosiane dhe do ta na vijë pa tjetër një gjykatës i pastër edhe për gjykatësit e pistë./Pamfleti
Lini një Përgjigje