TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë21 Nëntor 2024, 16:13

Nga avokat, në mashtrues dhe zhvatës: Dhoma e Avokatisë i heq licencën Idajet Beqirit!

Shkruar nga Pamfleti
Nga avokat, në mashtrues dhe zhvatës: Dhoma e Avokatisë i heq
Idajet Beqiri

I moshuari tregon për “Pamfletin” se si u mashtrua dhe u zhvat nga Idajet Beqiri...

Ndonëse del përditë më media dhe e shet veten si avokat i zoti, në fakt në prapaskenë zhvat qytetarët. E kemi fjalën për Idajet Beqirin, avokatin që nuk ka fituar një çështje në jetën e tij.

Këtij të fundit, dje Dhoma e Avokatisë i ka hequr për 3 muaj licencën e avokatisë, pasi ka mashtruar një qytetar.

Për çështje konfidencialiteti, nuk po publikojmë emrin, por bëhet fjalë për një pensionist, i cili ka kërkuar ndihmën e avokatit pasi IKMT e ka akuzuar për ndërtim pa leje. “Pamfleti” foli me të moshuarin, i cili u shpreh se ka suvatuar dhe ka vendosur dritaret e banesës pa leje dhe për këtë e kanë akuzuar për ndërtim pa leje.

Duke e parë që dilte në media dhe te një emision, i moshuari i është drejtuar Beqirit për ta pajtur si avokat. Ai i ka kërkuar në këmbim 3 mln lekë. I moshuari ka hyrë borxh dhe i ka dhënë 2 milionë lekë. Pasi ja ka marrë paratë, ai nuk i përgjigjej më. Vetë i moshuar tregon se herë pas here i nxirrte justifikime.

Unë jam akuzuar për ndërtim pa leje, kam vënë disa dritare kam bërë suvatime. U bënë dy gjyqe dhe nuk vinte. Më sillte letra nga Përmbarimi, më thoshte e mbylla atë punë. Më kërkoi 3 mln lekë. Hyra borxh dhe i dhashë 2 mln. Më mori paratë dhe nuk e takoja dot. E merrja në telefon i thosha ku je, më thoshte jo jam në Gjirokastër, jo jam në Elbasan. Ka 5 vite që më sjell vërdallë. I thashë më kthe paratë. Më tha do të t’i jap për 3 muaj. Më ka zvarritur, zhdukej. Në tetor shkova te Avokati i Popullit. Nuk erdhi. Thoshte jo po vij nga Rinasi, jam bllokuar në trafik. I thashë je mashtrues. Edhe dje nuk erdhi vetë, solli një roje që mban te porta. Tani nga 2 milionë Dhoma e Avokatisë i kërkoi të më kthejë 400 mijë. Por unë nuk do ta lë me kaq”, tregon i moshuari për "Pamfletin".

"Pamfleti" e ka denoncuar disa herë se Idajet Beqiri është një mashtrues dhe i dështuar në profesion, sa që nuk ka fituar asnjë proces gjyqësor, as në çështjet civile pa palë kundërshtare.

Deri tani, medet “avokati” nuk ka fituar as gjyqet penale e civile, që ka hapur vetë kundër të afërmve, kolegëve, institucioneve dhe gazetarëve, sepse është aq “gdhë” në Jurisprudencë, sa dhe familjarët e tij marrin avokatë për çështjet që kanë.

Por jo vetë kaq. Idajet Beqiri është arrestuar në Kosovë me 24 maj 2012, pas kërkimit ndërkombëtar nga Drejtësia e Belgjikës, si i dënuar me 4 vite burg dhe i skeduar nga FBI e DEA, për mashtrime me viza perëndimore dhe ushtrim aktiviteti trafiku droge e kontrabandë me disa “të fortë” nga Tepelena, Vlora, Mallakastra e Fieri.

Për t’i shpëtuar udhër-arrestit në Shqipëri, në tetor të vitit 1998 u arratis në Belgjikë, ku u paraqit me pasaportë false si komandant lufte i UÇK me gradë e emër “Kolonel Ilir Duraku”.

Atje filloi aktivitetin e trafikut të armëve dhe tregtinë e drogës me qendër në rajonin Namur të Belgjikës dhe me grupe në Zvicër e Holandë, kur krijoi organizatën e tij kriminale, si gjoja lëvizja: “Fronti i Bashkuar Kombëtar Shqiptar”.

Me logon e kësaj organizate, grumbulloi shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të gjithë eksponentë të botës së krimit, mes tyre edhe dhëndrin e tij Argjent Mus Lita nga Dibra.

Veprimtaria e organizatës që drejtonte Idajet Beqiri, u cilësua “Organizatë terroriste” nga EUROPOL, EUROJUST, FBI e DEA Amerikane dhe nëpërmjet një dosjeje me prova konkrete në 2800 faqe të gjetura fashikuj e në kompjutera, ai u dënua me 4 vite burg nga drejtësia e Belgjikës.

Por arrestimi i tij nuk mund të realizohej, mbasi me një pasaportë tjetër false shqiptare me emër “Hidajet Riza Kuta”, u arratis në Konstanzë të Gjermanisë.

Atje filloi të përdorte emrin tjetër kosovar fals “Nisret Man Ferizaj”, duke treguar një medalje nderi false me logo të NATO-s, 1 certifikatë, 5 dekorata të UÇK dhe 1 autorizim sikur ishte ngarkuar nga komanda qendrore e UÇK-së, për grumbullim donacionesh për luftën, por pas denoncimeve, gjurmimit e verifikimit u prangos. Më pas u soll në Shqipëri.

Pas përfundimit të burgut në Shqipëri i dënuar 3 vite në dy shkallët gjyqësore, më 3 qershor 2010 drejtësia belge e ri-dënoi Idajet Beqirin edhe me 4 vite burg, duke i kërkuar Drejtësisë Shqiptare ta ekstradonte, por ai u arratis në Kosovë, ku qëndroi afro 2 vite i fshehur me 3 emra fals. Më 24 maj 2012, Idajeti u arrestua në Prizren për llogari të drejtësisë belge, por pas 40 ditësh burg, në vend të ekstradohej në Belgjikë u deportua në Shqipëri, ndërsa në Belgjikë, përveç heqjes së shtetësisë, ka akoma në fuqi dënimin 2 herë nga 4 vite burg. Për shkak të kësaj veprimtarie, ai është i padëshirur në SHBA. /Pamfleti

Lini një Përgjigje